Site icon Telegrafi

Peja përfundon fazën grupore si lider i Ligës Ballakanike

Peja ka shënuar fitoren e radhës në Ligën Ballkanike duke përfunduar fazën grupore si lidere e Grupit B.

Pejanët triumfuan para shikuesve të vetë në palestrën “Karagaçi” kundër skuadrës shqiptare të Tiranës me rezultat 96:72

Gjatë gjithë ndeshjes Shqiponjat ishin më të mirë se mysafirët dhe për asnjë moment nuk i lejuan kundërshtarët t’i rrezikojnë fitoren, transmeton Telegrafi.

Çereku i parë përfundoi në dobi të vendasve me diferencë prej katër pikëve në saje të rezultatit 22”18.

Në dhjetë minutshin e dytë të ndeshjes pejanët shtuan epërsinë në 15 pikë, e cila ishte e pariparueshme për Tiranën, e cila pjesën e parë e përmbylli në disavantazh 49:34.

Edhe në pjesën e dytë skuadra e vetme shqiptare që ka siguruar pjesëmarrje në fazën pas grupore ishte më e mirë se bardhekaltërit shqiptar.

Pejanët çerekun e tretë treguan se janë më të mirët se mysafirët duke e përmbyllur këtë periudhë me rezultat 73:49.

Periudha e tretë ishte sa për statistika pasi që skuadra e Tiranës u dorëzua pothuajse krejtësisht duke pësuar humbje të thellë me rezultat 96:72.

J.Billie ishte lojtari më i mirë te vendasit me 23 pikë ndërsa te mysafirët ishte Endrit Hysenagolli, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 23 pikëve dhe dhjetë kërcimeve.

Pas kësaj, Peja zë vendin e parë me 17 pikë ndërsa Tirana eliminohet duke arkëtuar 13 pikë dhe zë vendin e parafundit në grupin B.

Exit mobile version