Telegrafi

Peja përforcohet me amerikanin Tervell Beck

KB Peja ka vazhduar me përforcime, teksa Trevell Beck është i radhës që zbarkon në ‘Karagaqi’.

Basketbollisti amerikan është bashkuar me Pejën dhe pritet t’i ndihmojë për të mbrojtur titullin e kampionit.

Peja tanimë e ka zyrtarizuar afrimin e amerikanit i cili sezonin e fundit luajtur tek skuadra BK Valmiera.

Njoftimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):

Tervell Beck, përforcimi i radhës.

Tervell është zhvilluar si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjen nga Cleveland, Ohio dhe është i gjatë 201cm.

Tervell sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje.

Tervell ka shfaqur përformancë superiore në sezonin e kaluar duke arritur kuoten mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje.

Tervell, mirë se vjen tek Kampioni. /Telegrafi/