Site icon Telegrafi

Peja pa probleme ndaj Vëllaznimit

KB Peja ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj KB Vëllanzimit në duelin e zhvilluar në Karagaçi të Pejës.

Peja arriti të jetë dominante deri në fund të pjesës së parë duke krijuar një epërsi shumë të thellë.

Ky dominim u shtri deri në fund të ndeshjes, teksa te Peja në dispozicion ishin të gjithë lojtarët, përveç Alban Veselit të lënduar, shkruan Telegrafi.

Më i miri ishte Beq Kovaçi me 33 pikë dhe pesë kërcime, teksa te Peja shkëlqyen të rinjt Arti Hajdari dhe Blend Matoshi me nga 26 pikë, kurse Miljanic arriti 29 pikë në këtë duel dhe nëntë kërcime.

Leonard Mekaj ishte vetëm një kërcim larg realizimit të një triple double fantastik prej 13 pikësh, 9 kërcimesh dhe 13 asistimesh.

KB Peja kështu vazhdon rrugëtimin drejt pozitës së paër pas tri fitoreve rresht të arritura në Superligë. /Telegrafi/

Exit mobile version