Site icon Telegrafi

Peja pa dy lojtarët kryesorë pëson humbje nga Vllaznia në Ligën Ballkanike

Peja që ishte pa dy lojtarët kryesorë, Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin ka humbur ndeshjen e parë në fazën e dytë të Ligës Ballkanike në basketboll nga Vllaznia me rezultatin 78:62.

Peja kërkon suksesin edhe në Ligën Ballkanike, ndërsa pjesën e parë të garave e përfundoi në vend të dytë me bilanc prej pesë fitore e tri humbje.

Të martën në Shkodër, Peja fitoi çerekun e parë, ndërsa u mbajt mirë edhe në të dytin.

Por në çerekun e tretë dhe të katërt u dominua nga Vllaznia, që fitoi në fund me shifrat 78:62.

Nigel Johnson realizoi 19 pikë, shtatë asistime e tri kërcime. Paraqitje të mirë kishin edhe Brett Prahl me 17 pikë e gjashtë kërcime.

Richard Jackson kontribuoi me 11 pikë e gjashtë kërcime.

Të mërkurën ndeshje në Ligën Ballkanike luan Rahoveci, që e pret Ibarin (Ibrin) e Rozhajës, nga ora 19:00. /Telegrafi/

Exit mobile version