Telegrafi

Peja ka nënshkruar me Artem Slipenchuk

Organizatori ukrainas Artem Slipenchuk ka nënshkruan kontratë me Pejën për sezonin 2016/17.

Artem, 26 vjeçar, debutoj ne ekipin BC Kyiv-2 (2005/06) duke vazhduar në Chipola JC (2007/08), Budivelnyk Kyiv (2008/09), Hoverla Ivano (2009/10), Kryvbasbasket (2010/11), Azovmash (2011-2014), BC Odessa (2014/15) dhe se fundi ishte pjesë e ekipit Dynamo Kyiv (2015/2016).

Artem Slipenchuk, përveç përvojës në ligën ukrainase ai gjithashtu ka luajtur edhe ne VTB United League, Eurocup.

Peja është duke u bërë gati për sezonin e ri ku trofetë janë objektivi kryesor.