Site icon Telegrafi

Peja mposht Levskin dhe ngritet në tabelë

Skuadra nga Kosova e nisi fuqishëm takimin dhe ishte fantastike në çerekun e parë duke shënuar 24 pikë, kundrejt 15 pikëve të kundërshtarit.

Pjesëloja e dytë ishte e barabartë sa i përket numrit të pikëve të shënuara (31:31) dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e pejanëve prej nëntë pikësh (46-55).

Bullgarët bënë një rikthim në periudhën e tretë duke shënuar 26 pikë, derisa pejanët realizuan vetëm 14, ashtu që nikoqirët e mbyllën këtë çerek me epërsi (72-69).

Megjithatë, Peja bëri një rikthim mahnitës në çerekun e fundit (15:22) për ta fituar sfidën me katër pikë epërsi.

Nenad Delic (me 25 pikë) dhe Kevin Burwell II (me 19 pikë) ishin më të mirët te skuadra mysafire.

Kjo ishte fitorja e dytë e Pejës në fazën e dytë në BIBL dhe tash pozicionohet në vend të dytë në Grupin D, me dy pikë prapa Sigal Prishtinës.

Ndeshja vendimtare zhvillohet në javën e ardhshme kundër KK Kozuvit në Gjevgjeli. /Telegrafi/

Exit mobile version