Trajneri maqedonas, i skuadrës së Pejës, Aleksander Todorov, nuk ka udhëhequr skuadrën e Pejës, në ndeshjen e Ligës Ballkanike, ndaj Karpos Sokoli, që pësoj humbje me rezultat 82:75.
Arsyeja e mos prezencës së trajnerit maqedonas, është pasi ky i fundit është dashur t’i nënshtrohet një operimi gjë që e ka pamundësuar atë të jetë në ndeshje.
Nuk dihet se kur Todorov do të rikthehet të udhëheq skuadrën pejane
Këtë takim e udhëhoqi trajneri Bujar Loci.