Site icon Telegrafi

Peja kthehet te fitorja, mposht liderin e grupit Kumanovën

Peja e ka mposhtur liderin e Grupit D, Kumanovën me rezultat 85:68

Pejanët e nisën keq takimin, pasi në çerekun e parë humbën 15-19, ku në shumë raste nuk ishin të saktë.

Në çerekun e dytë Peja u kthye fuqishëm ku arriti të shënoj 28 pikë, ndërsa rivalin e tyre e kushtëzoi në 17 pikë.

Kështu Peja e mbylli pjesën e parë me rezultat 43-36, duke shkuar në pushim me shtatë pikë epërsi.

Në pjesën e dytë skuadra e Todorovit nuk e ndalën hovin.

Në çerekun e tetë pejanët fituan 25-17 për ta mbyllur me 15 pikë epërsi.

Peja administroi mirë rezultatin  për ta mbyllur takimin 85:68.

Te Peja u dalluan Cameron Rundles me 26 pikë dhe Alban Vesli me 22 pikë. Në këtë ndeshje debutoi edhe malazezi Slobodan Miljanic.

Tek mysafirët u dallua Yonel Brown me 19 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version