Telegrafi

Peja kthehet në Ligën Ballkanike

Të mirat për KB Pejën nuk kanë të ndalur andaj tifozët verdhezi mezi presin të nisë sezoni i ri i basketbollit.

Pas një viti mungesë, Peja u riorganizua dhe fitoi të drejtën të garojë sërish në Superligën e Kosovës në basketboll, derisa klubit iu fshinë disi edhe borxhet ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe skuadrës iu hoq edhe dënimi nga FIBA.

Skuadra pejane është përforcuar me shumë basketbollistë përfshirë këtu edhe Drilon Hajrizin dhe është gati për sezonin e ri.

Por përveç në kampionatin e Kosovës, Peja do të bëjë gara edhe në ligën rajonale të basketbollit, Liga Ballkanike.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Liga Ballkanike, që e ka përfshirë skuadrën në edicionin e sivjetmë, aty ku do të jetë edhe skuadra e Rahovecit.