Telegrafi

Peja kërkon gjysmëfinalen e dytë në Ligën Ballkanike

Skuadra e Pejës sonte është mysafire e Kozuvit në Gjevgjeli të Maqedonisë.

Verdhezinjtë nga Bjeshkët e Rugovës kanë me vete epërsinë prej 17 pikëve nga ndeshja e parë në “Karagaç” dhe vetëm ndonjë befasi e madhe mund t’i eliminojë ata sonte.

Ndeshja nis në ora 19:00, ndërsa transmetimin online e bën sportmedia.tv. Gjyqtar kryesor i duelit Kozuv-Peja do të jetë greku Georgios Poursanidis, ndërsa do të ndihmohet nga Ventsislav Velikov dhe Martin Horozov.

Peja ka epërsi nga ndeshja e parë 83-66 dhe duhet ta mbrojë këtë. Herën e fundit, Peja ka qenë gjysmë×naliste e garës në stinorin 2014/15, kur u pat mposht nga Rilski Sportist. /borozani/