Peja do të luajë sonte në kuadër të Ligës Ballkanike.
Megjithëse pejanët e kanë siguruar vendin e një prej çerekfinalistëve, ‘Shqiponjat’ do të mundohen tëp triumfojnë edhe kundër Teodos sot nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi”.
Peja mund të zë pozitën e dytë Grupit D në rast se triumfon me 21 pikë dallim ndaj Teodos, transmeton Telegrafi.
Nga grupi tjetër, në grupin C në gjysmëfinale direkt është kualifikuar Beroe.
Në këtë formë, Peja në çerekfinale do të luajë me Kozhuvin, Feni Industries apo Sutjeskën. /telegrafi/