Telegrafi

Peja fiton, Kozuvi kundërshtari i radhës në çerekfinale

Peja ka shënuar fitore me rezultat 75-70 ndaj Teodos në ndeshjen që u zhvillua në Karagaçi.

Pejanët kishin një super performancë në pjesën e parë, duke krijuar një epërsi të thellë prej 22 pikësh epërsi në pjesë të parë.

Megjithatë, Teodo u kthye fuqishëm në çerekun e tretë, duke detyruar Pejën të realizojë vetëm 7 pikë, kurse deri në fund epërsia nuk ishte më e lartë se pesë pikë.

Me këtë fitore prej 5 pikësh epërsi, Peja mbetet e treta në grup dhe kualifikohet në çerekfinale nga ky vend.

Më i miri në këtë takim ishte Robert Abramovich i cili realizoi 18 pikë, kurse me double double u përgjigj edhe Noah Dahlman prej 11 pikë e 11 kërcimesh.

Në këtë takim mungoi Alban Veseli për shkak të një lëndimi të pësuar në minutën e dytë të ndeshjes ndaj Rahovecit.

Kundërshtari i radhës i Pejës në Ligën Ballkanike është Kozuvi në çerekfinale. Ekipi i parë që shënon tri fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale. /Telegrafi/