Telegrafi

Peja fiton derbin shqiptar të Ligës Ballkanike të zhvilluar në Shkodër

Peja ka mundur Vllazninë e Shkodrës me rezultat 87:91 (20:19, 24:30, 20:20, 23:22) në kuadër të Ligës Ballkanike.

Takimi i zhvilluar në Shkodër ka qenë interesant dhe dramatik deri në fund. Ndeshja filloi e baraspeshuar me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin dhe çereku i parë përfundon 20:19.

Në periodën e dytë, Verdhezinjtë ishin më të mire, duke e fituar këtë pjesë 24:30, çka u ndihmoi të triumfojnë në fund.

Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke përfunduar 20:20. Peja arriti të ruajë epërsinë edhe në dhjetëminutëshin e fundit dhe triumfoi në fund 87:91.


Te Vllaznia u dalluan Babb Jaylen me 20 pikë e shtatë kërcime, Petar Kusovac me 19 pikë e katër kërcime dhe Colin Voss me 18 pikë e 12 kërcime, kurse te Peja pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore: Jordan Martin 22, Nigel Johnson 21, Dardan Berisha 16, Drilon Hajrizi 11 dhe Henrik Sirko 11.

Vllaznia ka një fitore dhe pesë humbje, kurse Peja katër fitore dhe tri humbje.