Peja ka shënuar fitore ndaj AEK Larnacas në një fund që u mendua të jetë i lehtë, por ishte dramatik. Ndeshja përfundoi me rezultat 87-82.
Rreth dy mijë shikues u mblodhën në Pejë për të shikuar ndeshjen më të rëndësishme në nivelin ndërkombëtar, ku do të mund të shënohej historia me një fitore.
Në çerekun e parë pas një serie jo të mirë, Peja u rikthye për të vazhduar lojën e mirë edhe në çerkun e dytë, ku për pesë minuta mysafirët shënuan vetëm katër pikë, shkruan Telegrafi.
Peja ishte dominante me kërcime, sidomos në fazën e mbrojtjes, teksa demonstroi saktësi të madhe nga gjuajtjet për dy pikë prej mbi 60 për qind, dhe 50 për qind nga vija për tri pikë.
Në pjesën e dytë Peja u lirua dhe AEK tentoi të kthehej, duke u afruar në rezultat.
Megjithatë, Reed dhe Veseli u kthyen fuqishëm duke bërë që epërsia sërish të thellohej.
Në fund të çerekut të katërt mysafirët u rikthyen në lojë duke zvogëluar epërsinë në tri pikë me disa sekonda të mbetur në fund.
Krejt në fund, ekipi i Pejës tregoi zgjuarsi duke mos humbur epërsinë dhe fitoren.
Kjo është fitorja e parë e Pejës në FIBA Europe Cup dhe fitorja e parë e Pejës në Grupin G. Peja ka vetëm një humbje në gjashtë ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/