Peja ka realizuar fitoren më të madhe këtë edicion, pasi ka mposhtur para tifozve Shqiponjat ekipin e Kumanovës me rezultatin 83-79.
Peja ishte më dominante në secilin fraksion të lojës, por kualiteti i madh individual mysafir bëri që kjo të jetë një ndeshje shumë e luftuar, me mysafirët që tentuan të krijojnë epërsi.
Megjithatë, loja e Pejës e bazuar kryesisht në perimetër me bllok jashtë zonës nga Skeen dhe depërtime në kosh të Rundles, ose gjuajtjet e rrezikshme nga Alban Veseli dhe Robert Abramovich bënë që Kumanova të gjunjëzohet.
Në çerekun e parë Peja ishte më e sigurtë se në fraksionet tjera dhe krijoi epërsi prej 6 pikësh.
Në çerekun e dytë gjithçka ishte e nivelizuar, ku kishte periudha të këqija ku pejanët nuk shënuan.
Në çerekun e tretë mysafirët ishin pak më të mirë, por lojë më e barabartë u zhvillua në pjesëlojën e katërt ku të dyja skuadrat kërkuan të realizonin sa më shumë pikë për të ndihmuar në diferencën mes tyre.
Te Peja pikë dyshifrore realizuan katër lojtarë, kurse më i miri ishte Robert Abramovich me 19 pikë, i pasuar nga Miljanic me 15 pikë, dhe Alban Veseli me 14 pikë.
Te mysafirët nga Kumanova i pandalshëm ishte Broën me 33 pikë, pasuar nga Zivanovic me 10 pikë.
Pas kësaj fitore Peja në ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në Komunovë do të mund që me një fitore minimale, ose humbje me rezultat jo më të thellë se 4 pikë diferencë të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/