Site icon Telegrafi

Peja bën hap të madh drejt gjysmëfinales pasi mposhti Kozuvin

KB Peja shfaqi një performancë fenomenale duke mposhtur Kozuvin në shtëpi me rezultat 83-66.

Peja hyri fuqishëm në këtë takim duke u ndihmuar nga tifozët vendas në palestrën Karagaçi.

Vendasit të udhëhequr nga Alban Veseli krijuan një epërsi solide në çerekun e parë, prej tetë pikësh.

Çereku i dytë ishte më i barabartë, kurse Peja dominimin e kishte kryesisht nga gjuajtjet prej distancës, ku është edhe arma e fortë e vendasve.

Në pjesën e dytë vendasit ishin edhe më shkatërrimtar.

Çereku i tretë dhe i katërt thelluan epërsinë ku Peja ishte e papërmbajtshme nga vija për tri pike duke qëlluar plot 12 sosh.

Më i miri ishte Robert Abramovich me 20 pikë, pasuar nga Cameron Rundles me 19 pikë dhe Alban Veseli me 17 pikë.

Ndeshja e ardhshme e dytë zhvillohet në udhëtim te Kozuvi dhe Peja nëse fiton mund ta vulosë gjysmëfinalen në Pejë në ndeshjen e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version