KB Peja ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Sutjeska në Nikshiq të Malit të Zi me rezultat 67-86.
Ndeshja në kuadër të Ligës Ballkanike e pa si favorit Sutjeskan, por Peja shfaqi performancë fantastike qysh në start të takimit.
Me gjashtë pikë epërsi u mbyll periudha e parë, kurse epërsia u thellua në 10 pikë pas pjesës së parë.
Peja vazhdoi me lojën e mirë edhe në dy periudhat e fundit duke mos lejuar vendasit të shkrijnë epërsinë.
Më i miri ishte Alban Veseli me 19 pikë e pesë asistime, shoqëruar nga Billie me 14 pikë e nëntë kërcime.
Kjo është fitorja e katërt e Pejës në Ligën Ballkanike dhe është me një hap afër kualifikimit të fuqishëm në fazën tjetër. /Telegrafi/