Telegrafi

PEHLIVANËT

Poezi nga: Mia Lecomte
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kur të ecni si dykëmbshat
duhet të rimendoni formulat
për t’u përputhur në rrugët e ndërsjellta
dhe për t’u rikthyer te vetvetja
vlerësohuni në dy hipoteza të ngjashme

dy nga të gjitha
sy dhe duar
dhe gjithçka tjetër,
nëse këtu poshtë
çka është veç dështim
bën si bën atje mbi telin e varur
por sa zbret në tokë ecën kuturù
sepse ka humbur në tjetër drejtpeshim
rrëfen njëri.