Site icon Telegrafi

Pedrosa i jep fund karrierës, largohet nga Moto GP  

Daniel Pedrosa ka konfirmuar largimin nga garat motorike duke i dhënë fund karrierës.

Pas 18 vitesh si protagonist Daniel Pedrosa do të tërhiqet nga garat pa motorë.

Disa javë më parë Repsol Honda i komunikoi se nuk do t’i rinovojë kontratën duke e zëvendësuar me Jorge Lorenzon.

Në pamundësi për të gjetur një tjetër skuadër për të garuar në nivele të larta, Pedrosa komunikoi largimin, përcjell Supersport.

Konfirmimi i largimit të tij erdhi këtë të enjte se në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga Moto GP.

“Vitin e ardhshëm nuk do jem në Moto Gp”.

“Karriera ime përfundon në garën e Valencias që është e fundit në këtë sezon”, deklaroi Daniel Pedrosa.

Exit mobile version