Site icon Telegrafi

Pedro e CR7 udhëheqin formacionin e javës së pestë

Edhe pse në bazë të rezultatit duket sikur një sfidë e lehtë për Blaugranët, në këtë përballje për herë të parë që nga viti 2008, katalunasit ishin inferiorë në posedimin e topit (49 % me 51 %), ashtu që punë të madhe pati edhe portieri Valdes.

Me rekord të qindpërqindtë vazhdoi edhe Atletico Madridi me një triumf prej 2-0 në shtëpi të Valladolidit, ndërsa shkëlqeu mbrojtësi Manquillo dhe mesfushori Raul Garcia që shënoi golin e parë.

Real Madridi ishte i pandalshëm në mini-derbin lokal ndaj Getafes duke e mposhtur me rezultat 4-1, por epërsia ka mundur të jetë shumë më e lartë po t’i kishte konkretizuar rastet Karim Benzema që mori fishkëllima nga tifozët. Cristiano Ronaldo shkëlqeu me dygolëshin e tij dhe ishte i përfshirë edhe në dy golat e tjerë. Isco u regjistrua përsëri në listën e golashënuesve, ndërsa Pepe krahas fazës defensive u angazhua edhe në sulm për të shënuar një gol.

Formacioni i javës së pestë në La Liga (3-4-3):

Portier: Victor Valdes (Barcelona).

Mbrojtës: Javi Manquillo (Atletico Madrid), Pepe (Real Madrid), Javi Chica (Betis).

Mesfushorë: Cesc Fabregas (Barcelona), Victor Sanchez (Espanyol), Isco (Real Madrid), Raul Garcia (Atletico Madrid).

Sulmues: Pedro (Barcelona), Jonas (Valencia), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

/Telegrafi/

Exit mobile version