Site icon Telegrafi

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’, tregon se cilit bashkëlojtarë do t’ia dhurojë

Pedri ka folur pas fitores 1-0 të Barcelonës ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve, me katalunasit që triumfuar përkundër se kishin një futbollist më pak në fushë.

Mesfushori spanjoll lavdëroi Wojciech Szczesny për performancën e tij dhe pranoi se portieri duhet të kishte fituar çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’.

Pedri e pranoi në fund çmimin si ‘Lojtari i ndeshjes’, por ka thënë se do t’ia dhurojë portierit polak.

“Unë do t’i jap Szczesny-t trofeun tim MOTM. Ne folëm për këtë në dhomën e zhveshjes. Ai e meritonte. Ai ndaloi gjithçka sot”, tha Pedri.

Ai vuri në pah edhe gjakftohtësinë e Barcelonës pas kartonit të kuq.

“Ekipi ka mësuar dhe është rritur në pjekuri. Ne mbajtëm qetësi me një poshtë, e dinim se çfarë duhej të bënim, u mbrojtëm mirë”.

“Barcelona është gjithmonë favorit për çdo titull, por le të mos çmendemi. Ne duhet të fokusohemi në ndeshjen e dytë”, tha Pedri. /Telegrafi/

Exit mobile version