Telegrafi

Veseli: Nuk duhet të presim nga të tjerët që të marrin vendime për ne (Video)

E plotësuar: Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në Prizren se më 11 qershor do të fitojë bindshëm “koalicioni i lirisë, koalicioni i dritës, koalicioni i mbrojtjes së Kosovës për ndërtimin e vendit dhe fuqizimit ekonomik të shtetit tonë”.

“Fillimi i Ri do të shënoj fitoren më të madhe ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Kjo fitore do të jetësohet me votën e qindra e mijëra qytetarëve anekënd Kosovës, të cilët e duan një fillim të ri për vendin. Prizreni që pa dyshim do e madhështoj këtë fitore”, tha Veseli.

Sipas tij, Kosova gjendet para vendimeve qenësore që ndërlidhen drejtpërdrejt me përmbylljen e procesit të shtetndërtimit.

“Nuk duhet të presim nga të tjerët që të marrin vendime për ne. Kosovës i duhet një Fillim i Ri për të avancuar agjendën shtetndërtuese dhe integruese për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Veseli.

——————————————————————

PDK me tubim përmbyllës në Prizren (LIVE)

Partia Demokratike e Kosovës po përmbyll fushatën elektorale në Prizren.

Kjo parti, bashkë me subjektet tjera në koalicion, ka përmbyllur fushatën në Prishtinë, ku tha se janë bashkuar për zhvillimin ekonomik dhe integritetin territorial. /KP/