Telegrafi

PDK synon ta rris zhvillimin ekonomik në Deçan (Video)

Kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Bledar Kadrijaj, gjatë shpalosjes së programit të tij zgjedhor, ka bërë thirrje për një fushatë sa më demokratike.

Ai ka thëne së është koha duhet të dëshmojmë veten për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“60% të normës së papunësisë është në komunë e Deçanit. Fokusi im në planin qeverisës do të jetë në zhvillimin e ekonomik”, ka thënë Kadrijaj.

Kadrijaj ka shtuar se programi i PDK-së për Deçanin në mandatin katër vjeçar do të mbështet në pesë prioritete

“Zhvillimi ekonomik, rritja e punësimit dhe mirëqenies sociale, qeverisje transparente, llogaridhënëse dhe modernizim të shërbimeve publike, arsim cilësor, kujdes më të mirë shëndetësor dhe krijimi i një mjedisi socio-kulutor”, ka thënë Kadrijaj.

Ai ka shtuar se e sheh si sfidë dhe sakrificë për qytetarët e Deçanit, kandidimin e tij për kryetar. /Telegrafi/