Telegrafi

Payet shënon gol nga një kënd pothuajse i pamundur në ndeshjen Saint Etienne – Marseille

Dimitri Payet ka shënuar njërin ndër golat më të bukur të këtij sezoni deri më tani nga një kënd pothuajse të pamundur në ndeshjen ndaj Saint Etienne.

Mesfushori i Marseilles e pranoi topin nga krahu, për të shkuar më pas nga rivënia e këndit.

Ish-anëtari i West Hamit arriti të mënjanonte mbrojtësit kundërshtar me një driblim, për të kaluarën në epërsi skuadrën e tij në minutën e shtatë.

Në rrejtët sociale goli i tij është bërë viral, derisa tifozët e vlerësojnë shumë teknikën e 32-vjeçarit në këtë gol.

Etienne dhe Marseille po përballen në kuadër të javës së 23-të në Ligue 1, ndërsa rezultati aktual është 0-1. /Telegrafi/