Telegrafi

Payet nuk e ka harruar zakonin për gola nga gjuajtja e lirë edhe pse ka ndërruar skuadër (Video)

Mesfushori i Marseilles, Dimtri Payet, ka shënuar gol të bukur sot në përballje Guingamp.

Marseille fitoi 2-0, ndërsa Payet e shënoi golin e dytë.

Lojtari është larguar nga West Ham në këtë afat kalimtar për 30 milionë euro.

Ai deshi të bashkohej me Marseillen dhe tani po zhvillon ndeshje të mira. /Telegrafi/