Telegrafi

Payet hedh kandidaturën për ‘golin e vitit’, trondit Ligue 1 me një ‘predhë’ më vole nga distanca ndaj Lorient

Ylli i Olympique Marseille, Dimitri Payet ka shënuar një nga golat më të mirë të viti në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Lorient në Ligue 1.

Marseille ka fituar në shtëpi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Lorient në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në kampionatin elitar francez.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Payet (53’) dhe Pol Lirola (55’, 90+) për vendasit, ndërsa Teremas Moffi (19’, 70’) për mysafirët.

Megjithatë, vëmendja dhe gjithë fokusi është tek goli i parë i ndeshjes i shënuar nga ylli francez, Payet.

Payet shënoi një supergol nga distanca, duke lënë të shtangur portierin e Lorient me një ‘predhë’ me vole goditje.

Me këtë gol, Payet hedh kandidaturën për golin e vitit apo i njohur ndryshe si ‘çmimi Puskas’. /Telegrafi/