Për Dimitri Payet është bërë tashmë një vit prej se është kthyer në Francë te klubi i Marseilles.
Nën drejtimin e Rudi Garcias, klubi marsejez po kalon formë të mirë këtë edicion pas tashmë gjendet në vendin e dytë pas PSG në Ligue 1.
Marseille shënoi fitore të martën në mbrëmje ndaj Strasbourg me rezultat 2-0.
Payet e shënoi golin e dytë në këtë takim, por ai doli të jetë mjaftë i veçantë për të, por jo për portierin e mysafirëve Alexandre Oukidja.
Francezi pranoi një top afër zonës dhe doli përballë portierit. Me një lëvizje fantastike rrëzoi portierin, i cili nga tentimi për ta ndalur sulmuesin u lëndua.
Ky ishte vetëm goli i tretë i Payet këtë edicion, por ka dhënë edhe tri asistime.
Portieri la fushën me barelë, ndërsa Marseille vazhdon rrugën për të zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sz7oGdA4HVI