Telegrafi

Payet afër të thyej një rekord të Zinedine Zidane

Dimitri Payet aktualisht është pretendent për të fituar çmimin si lojtari më i mirë i Euro 2016. Ai ka arritur të shënoje dy herë në dy ndeshjet e para – kundër Rumanisë dhe Shqipërisë – ndërsa Franca tashmë ka siguruar kualifikimin nga grupi A.

Por, ai është afër që të thejë një rekord të rëndësishëm të mesfushorit legjendar të Francës, Zinedine Zidane, shkruan Goal.com

Në dy ndeshje, Payet ka krijuar 14 raste shënimi për ekipin e tij, edhe pse Olivier Giroud ka shfrytëzuar vetëm njërën nga këto raste të krijuara nga mesfushori i West Ham United.

Rekordi i Zidane është 15 raste të krijuara përgjatë tërë kampionatit në vitin 2004, kur Franca u mposht në çerekfinale.

Edhe ndaj Shqipërisë ashtu si edhe ndaj Rumanisë, Payet shënoi në fund të ndeshjes.