Site icon Telegrafi

Pavarësisht se Koreja e Veriut është izoluar plotësisht nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, një shtetas i këtij vendi arratiset në Korenë e Jugut

Ushtria jugkoreane ka njoftuar sot se ka arrestuar një shtetas së Koresë së Veriut, që ka kaluar kufirin dhe ka tentuar të futet ilegalisht në këtë shtet, shkruan Reuters.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugkoreane, ka bërë të ditur se shtetasi verikorean është vërejtur në orët e para të mëngjesit në afërsi të pikës së kontrollit në pjesën lindore të zonës së demilitarizuar, ku më pas ka pësuar një operacion për kërkim dhe arrestimin e tij – dhe deri më tani nuk është zbuluar identiteti i tij, transmeton Telegrafi.

Ky është një rast i rrallë i kalimeve ilegale në Korenë e Jugut, pasi që masat e izolimit kundër coronavirusit të vëna nga ana e Koresë së Veriut kanë zvogëluar dukshëm këto tentime.

Ministri i për Bashkim i Koresë së Jugut, Li-Dgi-Dgong, ka konfirmuar se 200 verikoreanë janë zhvendosur në jug gjatë vitit të kaluar, që për 80 për qind është më pak krahasuar me vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version