Telegrafi

Pavarësisht se kablloja e këputur e rrymës i ra mbi kokë dhe u rrëzua pa vetëdije në binarë, konduktori indian i shpëton vdekjes

Dy konduktorë po bisedonin me njëri-tjetrin në pjesën perëndimore të Bengalit në Indi, kur një kabllo nga shtylla elektrike këputet dhe bie mes tyre, duke bërë që njërin prej tyre ta godet rryma, dhe si pasojë të bie pa ndjenja mbi shinat e trenit.

Videoja shfaq dy punonjësit duke diskutuar në stacionin e trenit në Kharagpur, kur kablloja këputet dhe pasi përfundon në mes tyre lëviz dhe e godet në kokë njërin prej tyre, transmeton Telegrafi.

Ai menjëherë humb vetëdijen dhe rrëzohet nga platforma duke përfunduar në shinat e trenit. E punonjësi tjetër i trembur nga ajo çfarë ndodhi largohet me shpejtësi.

Por falë kalimtarëve të rastit dhe stafit që vrapuan për ta ndihmuar punonjësin që kishte humbur vetëdijen – arrijnë ta shpëtojnë.

Pavarësisht se pësoi djegie në trup, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar pas intervenimit të mjekëve. /Telegrafi/