Një 25-vjeçar nga India ishte shpallur i vdekur dhe familjarët po bëheshin gati të digjnin trupin e tij, kur u konstatua se është akoma gjallë.
Rohitash Kumar, 25-vjeç që ishte i shurdhër dhe memec, u shpall i vdekur në spitalin e Rajasthanit në veriperëndim të Indisë, pas kryer ekzaminime shtesë për të përcaktuar vdekjen e tij.
Sapo u mësua se Kuma ishte gjallë gjatë ceremonisë mortore, familja e tij e riktheu në spital ku më vonë ndërroi jetë, transmeton Telegrafi.
Tre mjekët që e kishin shpallur vdekjen e Kumar në spitalin e qarkut Bhagwan Das Khetan, janë suspenduar.
Kumar kishte pësuar një sulm epileptik dhe ishte shpallur i vdekur, derisa mjekët po tentonin ta ndihmonin.
“Situata nuk u përshkrua ndryshe pos si një mrekulli. Të gjithë mbetëm të shokuar. Ai u shpall i vdekur, por ai filloi të merr frymë dhe ishte gjallë”, tha një dëshmitar. /Telegrafi/