Ylli i Stuttgartit, Benjamin pavard, ka mohuar një marrëveshje me kampionin e Gjermanisë, Bayern Munich.
Pavard është nën kontratë te klubi jugor gjerman deri në vitni 2021 dhe është lidhur me Bayernin pas suksesit me Francën ne Kampionatin Botëror, Rusia 2018/
Anësori 22 vjeçar mbeti në Stuttgart edhe pas kësaj vere teksa spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë.
“Unë nuk kam nënshkruar asgjë me Bayernin. Ju jeni gazetarë që thuani se unë kam nënshkruar me Bayernin”.
https://twitter.com/_RoarOfTheKop_/status/1034897637592449025
“Unë jam në Stuttgart, unë jam mirë këtu. Planet e karrierës time ishin që të qëndroj edhe një vit në Gjermani”.
“Jam në një klub shumë të madh gjerman me tifozë fantastik. Ky klub është si familje, kjo është ajo që kam nevojë. Jam shumë mirë këtu”.
“Është e vërtetë se Kupa e Botës erdhi më shpejt se që u prit, askush nuk e priti, madje as unë nuk e prita një sukses të atillë”, u shpreh Pavard.
Bayerni humbi anësorin Bernat i cili nënshkroi me PSG-në. /Telegrafi/