Paul Scholes e ka lënë veten nga Manchester United XI më i mirë i përbërë nga lojtarët që luajtur me ta dhe ka vendosur të përfshijë David Beckhamin, Ryan Giggsin dhe Roy Keane në mesfushë.
Scholes ka luajtur më shumë se 700 ndeshje në një karrierë mahnitëse për Djajtë e Kuq ku fitoi 11 tituj të kampionit, tre FA Kupa dhe dy Ligat e Kampionëve.
43-vjeçari ka luaju me lojtarë të klasit të madh botëror në kohës së tij sa ishte pjesë e Old Trafford.
Scholes si numër 1 e cilëson portierin Peter Schmeichel, ndërsa mbrojtës më të mirë janë Gary Neville, Rio Ferdinand, Jaap Stam dhe Dennis Irwin.
Skuadra e United, pa Scholes në mesfushë, shumë kush do të befasohej, por ai vet vendos kështu, duke i lënë në fushë Beckhamin dhe Giggsin së bashku me Keane.
Treshja sulmuese përmban shumë pak befasi me Wayne Rooneyn dhe Cristiano Ronaldon, që e mbështesin yllit holandez Ruud van Nistelrooy.
Scholes si zëvendësues ka lënë sulmues si Andy Cole, Dwight Yorke, Teddy Sheringham dhe Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/