Paul Scholes e mori vendimin e rëndë në vitin 2011 që të pensionohej nga futbolli.
Pas një karrierë të pasur 17-vjeçare dhe 676 paraqitjeve, legjenda vendosi të largohej nga Manchester United, duke vazhduar më pas karrierën si trajner.
Suke folur për BT Sport, Scholes ka zbuluar se si ish-anëtari i Tottenham Hotspureit, Gareth Bale e kishte bërë të mendonte atë për pensionim nga futbolli.
“Më kujtohet ndeshja e tretë apo e katërt në atë sezon dhe luanin kundër Tottenhamit në shtëpi. Në atë takim fituam 3-2 dhe ishte një lojë e ashpër”, ka thënë ai.
“Më kujtohet kur një top i Mousa Dembeles kaloi në këmbët e Gareth Bale dhe u ndala dhe vetëm e shikoja, thash me vete: ‘Nuk mund ta bëjë më këtë’”.
“Dëshiroja të pensionohesha dhe përfundimisht e bëra atë gjë, pas atij edicioni, shkaku që nuk isha më në të njëjtën formë”, ka shtuar më tej Scholes.
Legjenda ishte pensionuar fillimisht, mirëpo që Sir Alex Ferguson e kishte rikthyer atë, për t’u pensionuar më pas në vitin 2011. /Telegrafi/