Site icon Telegrafi

Paul Scholes tregon se kë duhet ta shesë Man United mes Garnachos dhe Mainoo

Paul Scholes ishte i shpejtë kur vendosi se kë mendon ai se Manchester United duhet ta shesë mes Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo. 

50-vjeçari ishte pjesë e ekipit të TNT Sports që transmetoi ndeshjen mes Unitedit dhe Southamptonit e cila përfundoi me fitoren e ‘Djajve të Kuq’. 

Përkundër faktit se është njëri prej lojtarëve që ka fituar më së shumti në klub me 25 trofe, duke përfshirë 11 tituj të Ligës Premier, dy tituj të Ligës së Kampionëve, ai nuk pati frikë që të dhuronte mendimin e tij për ish-ekipin e tij. 

Ani pse Unitedi siguroi tri pikë, për pjesën më të madhe të ndeshjes ata dhuruan një paraqitje të dobët, aty ku Mainoo pati vështirësi të gjejë ritmin në lojë. 

Javën e kaluar, u konfirmua se Chelsea është i gatshëm të bëjë një lëvizje për Mainoon pasi ai nuk po arrinte të gjente marrëveshje me Unitedin për një kontratë të re. 

“United me shumë mundësi mund të marrë dikë më të mirë se sa Garnacho”, ka thënë Scholes. 

Sulmuesi argjentinas ishte lidhur me një largim nga Unitedi, por këta të fundit refuzuan një ofertë nga Napoli të cilët po synojnë ta zëvendësojë Kvicha Kvaratskhelian pas kalimit të tij tek PSG-ja. 

Lexo po ashtu Milani heq dorë nga Rashford

Dhe sipas Scholes, ai nuk do të ishte kundër shitjes së Garnachos. 

“Ani pse ai është i ri dhe ka ende më shumë për të ardhur, ai është i dobët në teknikën e tij ndonjëherë dhe vendimmarrja e tij në disa raste është vërtet e dobët”. 

“Nuk do të shqetësohesha nëse e shesin atë, por Mainoo, do të ndihesha i ofenduar nga ajo”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version