Site icon Telegrafi

Paul Scholes beson se Ruben Amorim kërkon që nga Man United të largohen deri në 14 lojtarë

Paul Scholes beson se Ruben Amorim përballet me një sfidë shumë më të madhe rindërtimi në Manchester United në krahasim me atë që përjetoi Mikel Arteta kur morri përsipër Arsenalin.

Pasardhësi i Erik ten Hag ka përjetuar një fillim të vështirë në Old Trafford dhe kohët e fundit e përshkroi ekipin që trashëgoi si “më të keqin në historinë e klubit”.

Amorim i bëri këto komente përpara fitores së së dielës ndaj Fulhamit, por fitorja e katërt në pesë ndeshje në të gjitha garat ka bërë pak për të qetësuar kritikën ndaj United.

Arteta e gjeti Arsenalin në një gjendje të ngjashme kur u emërua pesë vjet më parë dhe gradualisht ndërtoi një ekip që ka konkurruar për titullin e Ligës Premier në secilin nga tri sezonet e fundit.

Amorim duket se po ndjek një rrugë të ngjashme, duke kritikuar performancat e Marcus Rashford në stërvitje dhe duke thënë se do të preferonte të zgjidhte trajnerin e portierëve në vend të sulmuesit anglez, bazuar në performancat e fundit të tij në Carrington.

Kur iu tha Scholes se Amorim po ndjek një model të ngjashëm me atë të Artetës, legjenda e United zbuloi se ish-trajneri i Sporting Lisbonës përballet me një sfidë shumë më të madhe.

Lexo po ashtu Paul Scholes me një vlerësim brutal për tetë lojtarët që Man United duhet t'i shesë

“Problemi që ka Amorim është se nuk janë vetëm tre lojtarë”, deklaroi Scholes për debatin e fansave në The Overlap. “Mund të flasim për 13 ose 14 lojtarë që ai nuk i do”.

Rashford mungoi përsëri në skuadrën që fitoi 1-0 në Craven Cottage në fundjavë, dhe Scholes e mbështet plotësisht vendimin e Amorim për ta lënë jashtë 27-vjeçarin.

“Unë mendoj se Marcus ka zhgënjyer shumë njerëz me qëndrimin e tij, dhe mendoj se kjo është ajo që trajneri po përpiqet të thotë”, shtoi Scholes. “Mendoni për lojtarët e rinj që po vijnë, si Garnacho. Ata po kërkojnë shembuj si Marcus, por ai është 27 vjeç dhe nuk po stërvitet siç duhet, as nuk po e jeton jetën siç duhet. Këta janë shembujt që të rinjtë duhet të shikojnë”. /Telegrafi/

Exit mobile version