Telegrafi

Paul Merson zgjedh formacionin e sezonit në Ligën Premier – bën zgjedhje shokuese në mbrojtje dhe mesfushë

Paul Merson ka bërë zgjedhjet e në formacionin e këtij sezoni në Ligën Premier që aktualisht është i suspenduar për shkak të coronavirusit.

Ish-anëtari i Arsenalit, Aston Villës e Portsmouthit ka përfshirë disa emra befasuese në formacionin e këtij edicioni të ligës angleze.

Merson në poetë e ka zgjedhur Alisson Beckerin e Liverpoolit, derisa në mbrojtje janë  edhe dy bashkëlojtarët e tij, Trent Alexander Arnold e Virgil van Dijk.

Paul Merson

Por, ai ka befasuar duke e përzgjedhur si partner të holandezit anëtarin e Crystal Palaces, Gary Cahill, ndërsa në krahun tjetër është mbrojtësi i The Reds Andy Robertson.

Mesfusha përbëhet nga Kevin de Bruyne i Manchester Cityt e Jordan Henderson dhe Georginjo Wijnaldum i Liverpoolit.

Treshja e sulmit përbëhet nga Mohamed Salah dhe Sadio Mane nga skuadra e Jurgen Klopp, ndërsa në sulm është Jamie Vardy. /Telegrafi/