Paul Merson ka bërë zgjedhjet e në formacionin e këtij sezoni në Ligën Premier që aktualisht është i suspenduar për shkak të coronavirusit.
Ish-anëtari i Arsenalit, Aston Villës e Portsmouthit ka përfshirë disa emra befasuese në formacionin e këtij edicioni të ligës angleze.
Merson në poetë e ka zgjedhur Alisson Beckerin e Liverpoolit, derisa në mbrojtje janë edhe dy bashkëlojtarët e tij, Trent Alexander Arnold e Virgil van Dijk.
Por, ai ka befasuar duke e përzgjedhur si partner të holandezit anëtarin e Crystal Palaces, Gary Cahill, ndërsa në krahun tjetër është mbrojtësi i The Reds Andy Robertson.
Mesfusha përbëhet nga Kevin de Bruyne i Manchester Cityt e Jordan Henderson dhe Georginjo Wijnaldum i Liverpoolit.
Treshja e sulmit përbëhet nga Mohamed Salah dhe Sadio Mane nga skuadra e Jurgen Klopp, ndërsa në sulm është Jamie Vardy. /Telegrafi/
✍️ The Soccer Saturday panel have picked their Premier League Teams of the Season…
First up, Paul Merson has a surprise selection at centre back and Jamie Vardy leading the line 👇
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 8, 2020