Telegrafi

Pau Cubarsi, 17 vjeçari që u ftua nga Spanja, por që “prishi” planet e federatës që i kishte për të ardhmen

Luis de la Fuente, përzgjedhësi i Spanjës, njihet që punon me futbollistë të rinj, dhe së fundmi ka ftuar një djalë 17-vjeçar, mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsi.

Cubarsí që luan te Barcelona, është ngjitur nga Spanja U-17 në ekipin A.

Adoleshenti i Barcelonës është bërë lajmi i madh i listës së fundit të Luis De la Fuentes, por e vërteta është se thirrja e tij ishte diçka më se e pritshme brenda Federatës Spanjolle.

Specialistët e Federatës e kishin identifikuar katalanasin si një nga asetet më të mëdha të së ardhmes.

Plani është që Pau Cubarsi së bashku me Jon Martinin të Real Sociedadit të formojnë çiftin qendror për shumë vite në ekipin A.

Është e qartë se në futboll mund të ndodhin gjëra të paparashikueshme, por ideja është kjo, shkruan Marca.

Lexo po ashtu “Java e mrekullive” për Pau Cubarsin – pasi u shpall lojtari i ndeshjes me Napolin, merr ftesën nga Spanja

Nuk është e rastësishme që ata luajtën së bashku në Kampionatin Evropian U-17 të fundit dhe e nisën si titullarë edhe Kampionatin Botërorin të fundit.

Federata mendoi se talenti i Barcelonës mund të përforconte “La Rojan” në Lojërat Olimpike të Parisit, me idenë që të kapërcenin pak nga pak etapat me një futbollist të veçantë dhe me të gjitha cilësitë që kërkohen për ekipin e parë.

Por ajo që ndodhi të martën e kaluar në stadiumin Olimpik Montjuic ndryshoi planin. Paraqitja e shkëlqyer e Cubarsit ndaj Napolit tregoi se ishte një rast i qartë për ta çuar përpara procesin e futbollistit.

Personaliteti i tij, saktësia me topin në këmbë, forca në duele dhe paraqitja e përgjithshme ishin demonstrimi që Cubarsi duhej të ndiqte gjurmët e më të mëdhenjve. /Telegrafi/