Telegrafi

Patrick Vieira, trajner i Crystal Palaces

Patrick Vieira është pajtuar në parim me Crystal Palacen që të marrë drejtimin e skuadrës për edicionin 2021/22.

Legjenda franceze do të bëhet trajner i The Eagles, duke zëvendësuar kështu Roy Hodgsonin, raporton David Ornstein.

Palace insiston që të emërojë trajnerin para javës së ardhshme, pasi dëshiron t’i fillojë përgatitjet për sezonin e ri.

Edhe pse është raportuar në media se Frank Lampard do të jetë në krye të skuadrës, duke se Vieira e ka fituar garën.

Palace e kishte edhe Lucien Favren në listën e tyre, mirëpo më pas shkuan pas francezit. /Telegrafi/