Site icon Telegrafi

Patrick Vieira emërohet trajner i klubit të Serie A

Klubi italian, Genoa ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e legjendës së Arsenalit, Patrick Vieira, si trajner i ri i tyre.

Ekipi i Serie A shkarkoi papritmas trajnerin e tyre, Alberto Gilardino, të martën, vetëm pesë ditë përpara një ndeshje kyçe të Serie A kundër rivalëve të drejtpërdrejtë, Cagliarit.

Megjithatë, ata nuk kanë vonuar shumë dhe pas vetëm një dite kanë konfirmuar emërimin e ish-mesfushorit të Serie A dhe Arsenalit, Vieira, si trajner të ri të tyre.

Genoa njoftoi se Vieira do të marrë drejtimin e seancës së tij të parë stërvitore sot (e mërkurë) pasdite pas nënshkrimit të kontratës së tij në selinë e klubit në Villa Rostan.

 

Një ish-reprezentues francez, Vieira e filloi karrierën e tij si trajner në Manchester City me Elite Development Squad dhe më pas kaloi në New York City FC të lidhur me City Group.

Ai gjithashtu ka drejtuar Crystal Palace në Ligëm Premier, dhe Nice e Strasbourg në Ligue 1 të Francës.

Vieira ka përvojë futbolli në Serie A, pasi ka luajtur për Milanin, Juventusin dhe Interin. Ai bëri 100 paraqitje në ligën më të mirë të Italisë dhe shënoi 11 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version