Telegrafi

Patrick Vieira e godet dhe e rrëzon në tokë tifozin e Evertonit pas provokimeve të tij gjatë pushtimit të fushës

Trajneri francez i Crystal Palace, Patrick Vieira, ka goditur dhe rrëzuar në tokë një pushtues të fushës pas një grindjeje të keqe në stadiumin Goodison Park.

Mijëra tifozë të Everton u vërshuan nga tribuna pasi Dominic Calvert-Leëin shënoi golin e një fitore të vonshme kundër Crystal Palace për të mbajtur Toffees në Ligën Premier edhe për një sezon.

Por, pushtimi i fushës nuk ishte lajmi i vetëm në mbrëmjen e së enjtes, pasi aty ndodhi edhe një diçka jo aq e zakonshme.

Lexo po ashtu Festa e çmendur e tifozëve të Evertonit pas golit të tretë dhe përfundimit të ndeshjes, siguruan mbijetesën në Ligën Premier

Në skena akoma më të pakëndshme pasi tifozët pushtuan fushën, kamerat kapën trajnerin e Crystal Palace të përfshirë në një incident.

Teksa tentoi të largohej nga fusha, Vieira u pa duke u përplasur me një tifoz.

Tifozi e provokoi shumë francezin duke ia ngritur gishtin e mesit drejt në fytyrën e Vieiras, ndërsa ai e filmon atë me dorën tjetër.

Përveç filmimit dhe gishtit të drejtuar, tifozi kishte përdorur edhe shprehje banale dhe raciste drejt francezit, i cili pati arsyeja për të reaguar.

Një tjetër pushtues i fushës vjen më pas dhe e shtyn Vieiran, me legjendën e Arsenalit që duket se është përballë tij.

Megjithatë, përpara se të shkojë më tej, mbështetësit e tjerë i ndajnë dhe ai largohet. /Telegrafi/