Telegrafi

Patrice Evra: Luajta me një copë të mishit të pulës në këmbë, pas saj nënshkrova me Manchester Unitedin

Patrice Evra te Monaco . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Patrice Evra pasi është larguar nga futbollit, ndërsa ka filluar të tregojë pjesë interesante nga karriera e tij.

Ai e ka zbuluar një histori kur ishte pjesë e AS Monaco, dhe kishte luajtur me një copë të pulës në këmbë.

“Te Monaco dëmtova rëndë këmbën. I thash trajnerit Dideier Deschamps, se nuk mund të ec e lërë më të luaj”.

Patrice Evra. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Doktori i klubit më tha që të provoja metodat e vjetra. Thjesht fut një copë të pulës brena në këpucë”,

“Mendova se ishte një çmenduri, por jam mendje hapur dhe shkova te kasapi im”.

“I thash, ‘Një copë mish pule. Një të hollë’”.

Patrice Evra te Manchester United . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Ai vetëm qeshi. Shkova në shtëpi me pulë. Porosita këpuca nga numri im 42.5 në 44”.

“Pula në këpucë më bëri të luaja aq mirë sa më pas nënshkrova me Manchester United!”, tregon Evra ./Telegrafi/