Marseille ka njoftuar se kanë shkëputur bashkëpunimin me mbrojtësin Patrice Evras.
Ky i fundit kishte goditur ditë më parë një tifozë para fillimit të ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Vitoria de Guimaraes.
Sot, skuadra franceze ka raportuar se me pëlqimin e dyja palëve është ndërprerë bashkëpunimi dhe vendimi hyn menjëherë në fuqi.
“Të gjithë fansat e Marseilles janë të dëshpëruar me sjelljen e papërgjegjshme të lojtarit, reputacioni i të cilit është prishur. Jemi më shumë se kurrë të vendosur që të dëshmojmë se futbollistët tanë janë shembull jashtë dhe brenda fushës”, shkruan në njoftimin e klubit francez.
? Communiqué officiel de l’Olympique de Marseille
? https://t.co/hnvEzMij9P pic.twitter.com/052v0iNdpY
— Olympique Marseille (@OM_Officiel) November 10, 2017
Gjithashtu edhe UEFA e ka pezulluar francezin nga të gjitha garat evropiane deri më 30 qershor, si dhe iu shqiptua një dënim prej dhjetë mijë eurove.
Ai do të mbetet i suspenduar nëse nënshkruan për ndonjë klub që bënë gara në nivelin ndërkombëtar.
Ndryshe, Evra në të kaluarën ka luajtur për skuadra të mëdha duke përfshirë Juventusin, Manchester Unitedin dhe Monacon ndërsa karrierën si profesionit e ka filluar te Marseille. /Telegrafi/
https://youtu.be/63_NIlL5rzU?t=10