Një studim i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë ka treguar se edhe patatet e fërguara janë pjesë përbërëse e dietës. Në fakt, shkencëtarët kanë caktuar një meny për 86 persona me mbipeshë, të cilët e kanë ndjekur për tre muaj.
Karakteristikë e kësaj menyje ka qenë përmbajtja e patateve- nga pesë deri në shtatë porcione në javë.
Pas tre muajsh, të gjithë pjesëmarrësit në këtë program ushqyes kishin humbur kilogramë. Mirëpo, duhet ta dini se gjithçka varet nga ajo se si është i përgatitur ‘pomfriti’ dhe sa hani.
“Temperatura ideale për fërgimin e patateve është në mes të 170 dhe 180 gradë Celsius”, këshillojnë nutricionistët. /Telegrafi/