I lindur me 21 korrik të vitit 1899, Ernest Hemingway ka shërbyer në Luftën e Parë Botërore dhe ka punuar si gazetar para se ta publikonte koleksionin e tij me histori të quajtur “Në Kohën Tonë”.
Në mesin e shumë veprave të tij të mahnitshme, me veprën “Plaku dhe Deti” kishte arritur ta fitonte çmimin Pulitzer në vitin 1953. Në vitin 1954 Hemingway kishte fituar çmimin Nobel, ndërsa me 2 korrik të vitit 1961 kishte kryer vetëvrasje në Ketchum, Idaho.
Ernest Hemingway apo ‘Papa’ (atij nuk i pëlqente ta thërrisnin në emër, por ta thërrisnin ‘Papa’, siç edhe bëjnë adhuruesit e tij nga e gjithë bota) kishte qenë një njeri shumë inteligjent dhe i mençur, e mençurinë e tij e ka përçuar te ne përmes veprave të tij.
Prandaj, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa nga thëniet më të mençura të tij, të cilat padyshim se do ju bëjnë të mendoni më ndryshe:
– Jeta asnjëherë nuk duhet t’ju tmerrojë. Asnjëherë mos u tmerroni. Është sekreti i suksesit. Unë asnjëherë nuk jam tmerruar. Asnjëherë nuk jam tmerruar në publik.
– Gjithmonë bëjeni me vetëdije të plotë atë që e keni thënë kur keni qenë të dehur. Kjo do t’ju mësojë ta mbani gojën mbyllur.
– Asnjëherë mos udhëtoni me dikë që nuk e dashuroni.
– Çdo vepër e vogël e mirë të cilën mund ta bëni në jetë, ia vlen ta bëni.
– Mënyra më e mirë për ta zbuluar nëse mund t’i besoni dikujt, është duke i besuar atij/asaj.
– Qenia njerëzore është e vetmja kafshë e cila mund të qesh, edhe pse ka numrin më të vogël të arsyeve se përse duhet të qesh.
– Ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata me të cilët lidhesh lehtë por edhe lehtë rrinë pa ta, dhe ata me të cilët është vështirë të lidhesh, por e pamundur të rrish pa ta!
– Një njeri inteligjent ndonjëherë detyrohet të dehet dhe të shpenzojë kohë me budallakinë e tij.
– Njeriu nuk është ndërtuar për t’u mposhtur. Njeriu mund të shkatërrohet, por jo të mposhtet.
– Lumturia te njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e kam parë.
– Cilat gjëra e dëmtojnë një shkrimtar? Politika, gratë, pijet, paratë, ambicia. Por një shkrimtar e dëmtojnë edhe mungesa e politikës, grave, pijeve, parave dhe ambicies.
– Shkruani kur jeni të dehur, modifikojeni kur jeni esëll.
– Lumturia nuk është asgjë tjetër përveç se shëndeti i mirë dhe memoria e keqe.
– Ka gjëra më të këqija se lufta: tradhtia, egoizmi dhe frika.
-Nuk është vështirë ta menaxhoni jetën kur nuk keni asgjë për të humbur. /Telegrafi/