Site icon Telegrafi

Pasuria i bën njerëzit egoistë

Njerëzit e pasur përjetojnë ndjenja më pozitive kur përqendrohen në vetveten, thonë hulumtimet. Ose, për ta thënë në një mënyrë tjetër; të qenit i pasur ju bën të fokusoheni më shumë pas vetes dhe të jeni më egoistë.

Ndonëse një thënie e vjetër thotë se paraja nuk mund ta blejë lumturinë, duket se të paktën ka ndikim në atë se çfarë iu sjellë kënaqësi, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimeve të publikuara nga Shoqata Psikologjike Amerikane, njerëzit me pak të ardhura financiare e gjejnë lumturinë te njerëzit tjerë, përmes ndjenjave të dashurisë.

Sidoqoftë, njerëzit e pasur e gjejnë lumturinë në trajta tjera që kanë të bëjnë me veten e tyre, siç është krenaria. /Telegrafi/

Exit mobile version