Telegrafi

Pastrimi profesional i dhëmbëve me ultratingull

Dr. Arianita Shala – Zeka, stomatologe
Ordinanca Stomatologjike “Dr. Nita”
044 695 002 & 038 754 926
Rr. Eqrem Çabej nr. 9 në Bregun e Diellit, Prishtinë
(përballë sallës 1 Tetori, ngjitur me Raiffeisen Bank)
arianita.shala@gmail.com
https://www.facebook.com/drnitashala

Kur flasim për higjienën dentare, gjëja e parë që na bie ndër mend është pastrimi i rregullt i dhëmbëve. Por edhe përkundër kujdesit të rregullt për dhëmbët, duhet pasur parasysh se brusha nuk depërton në të gjitha pjesët e dhëmbëve dhe pikërisht ato pjesë nëpër të cilat nuk depërton brusha, mund të jenë zona potenciale të shfaqjes së kariesit dhe sëmundjeve të ndryshme të dhëmbit dhe gojës.

Kur kemi pastrim jo të rregullt të dhëmbëve, krijohet pllaku dental, i cili njihet edhe si pllaku bakterial që shtresohet në dhëmbë dhe në gojë, me mineralizimin e tij krijohen gurëzit e dhëmbëve të cilët janë shumë të fortë dhe formohen në afërsi të kanaleve ku tajohet pështyma, përkatësisht në sipërfaqet linguale të incizivëve qendror dhe ata lateral të nofullës së poshtme dhe në sipërfaqet bukale të molarit të parë të nofullës së sipërme.

 Depozitimet në dhëmbë

Me kalimin e moshës, këta gurëz krijohen më tepër dhe tek të dy gjinitë, pa dallim. Gurëzit shfaqen sikur te ata persona që i kanë dhëmbët natyral ë, poashtu tek ata që kanë të vendosura implante, kurora, ura ose punime tjera protetike. Vlen të theksohet se ato nuk shfaqen tek fëmijët e moshës deri nëntë vjeçare.

Është interesante të thuhet se këta gurëz përveç që shfaqen në sipërfaqe, ata shpesh i hasim edhe të mbuluara me mishin e dhëmbëve dhe nuk vërehen me shikimin e parë. Mos eliminimi i gurëzve mund të shkaktojë ndezjen e mishrave të dhëmbëve, por edhe sëmundje tjera dentare te cilat mund te çojnë deri te humbja e dhëmbit varësisht nga vendndodhja e tyre, koha e qëndrimit dhe madhësia.

Pasojat e shkaktuara nga gurëzit

Për të shmangur këto probleme, përveç pastrimit të rregullt në shtëpi përmes teknikave të rekomanduara nga dentisti i juaj, preferohet poashtu që së paku dy herë gjatë vitit të bëhet një pastrim profesional i dhëmbëve. Ky pastrim bëhet në ordinanca stomatologjike dhe përmes tij bëhet heqja e gurëzve dhe e papastërtive tjera.

Në bazë të hulumtimeve, stomatologët janë të ndarë sa i përket idesë që trajtimi i pastrimit profesional të dhëmbëve dhe heqjes së gurëve të bëhet periodikisht dhe duke e rekomanduar atë psh. çdo gjashtë muaj. Mirë kur kemi parasysh disa karakteristika të shëndetit oral në vendin tonë dhe në shumicë mbajte jo të mirë të higjienës orale, personalisht mendoj se ky lloj pastrimi duhet të bëhet çdo gjashtë muaj e sidomos tek ata persona që praktikojnë një kujdes minimal në pastrimin e dhëmbëve të tyre.

Kavitroni

Gjatë pastrimit me ultratingull dentisti përdor një instrument të quajtur skaler ose kavitron i cili shpërndan dridhje – vibracione ultratingulli që të shpartallojë gurëzit e shfaqur në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj apo në mishra të dhëmbëve. Ky instrument përveç që shpërndanë vibracion që të asgjësojë gurëz që për nga rezistenca mund të jenë shumë të fortë, nga ai poashtu rrjedhë ujë i cili bën ftohjen e dhëmbit, sepse gjatë punës me kavitron lirohet energji e cila pos tjerave, krijon nxehtësi për dhëmbin.

Tretmani është shumë e thjeshtë: merr diku rreth 40 minuta dhe është shumë efektiv. Kjo procedurë nuk është e dhimbshme dhe zakonisht bëhet pa anestezi lokale ose qetësues stomatologjik. Janë raste të rralla kur pacienti mund të ketë ndonjë ndjesi dhe të kërkojë që të marrë ndonjë anestezion që procesin ta kalojë në mënyrë sa më të rehatshme.

Heqja e gurëzve

Ky lloj tretmani nuk ka ndonjë ndikim negativ në shëndet, përveç që si procedurë të rregullt, çdo pacient duhet ta informojë dentistin për problemet e tija shëndetësore dhe mbi ilaçet që është duke i konsumuar.

Duke ju dëshiruar buzëqeshje të lumtur, mirë u lexofshim në shkrimet e tjera! /Telegrafi/