Çdo njeri e din se është e rëndësishme që furçat e makijazhit të pastrohen rregullisht.
Por, shumë pak njerëz e dinë se çfarë përbërës duhet të përdoren për pastrimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Tani, fatmirësisht, ekspertët kanë treguar për një mënyrë interesante përmes së cilës mund t’i pastroni furçat e makijazhit, dhe të gjithë përbërësit e nevojshëm veçse i keni në shtëpi.
Pastrimi i furçave me uthull dhe limon
Shumica e njerëzve posedojnë uthull dhe limon në kuzhinën e tyre, prandaj edhe pastrimi i furçave të makijazhit do të jetë i lehtë sepse vetëm kaq përbërës nevojiten.
Mënyra më e mirë e përdorimit të këtyre dy përbërësve është të përzihen dy lugë gjelle uthull të bardhë në një tas me ujë të ngrohët.
Pastaj i futni furçat aty derisa të pastrohen krejtësisht.
Nëse furçat mbajnë aromë të fortë uthulle, atëherë vetëm i fërkoni ato në një limon për të marrë aromë limoni. /Telegrafi/