Për qimnonin e zi në Lindje thonë: “Shëron çdo gjë, pos vdekjes”, prandaj po ju japim recetën unike për ilaçin popullor, i cili i pastron enët e gjakut në tru
Ky problem është relevant për shumicën e njerëzve të moshave dhe grupeve të ndryshme (jo vetëm të personave të moshuar), transmeton Telegrafi.
Shërimi dhe preventiva mund të bëhen në çdo stinë të vitit.
Vaji i qimnonit të zi i pastron enët e gjakut në tru – Receta:
Nevojiten:
– 1 karotë e madhësisë mesatare;
– 1 qepë;
– 1 lugë fëstëkë, ose susam, ose arra;
– pak piper;
– 1 lugë vaj qimnoni të zi;
– pak majdanoz;
– limon sipas dëshirës;
– 1 lugë vaj ulliri.
Vërejtje: Mos i qitni kripë!
Përgatitja:
Grini në rende karotën, prisni qepën. Përzieni perimet.
Shtoni edhe përbërësit e tjerë dhe përzieni derisa të bashkohen mirë.
Përdorimi:
Këtë tretje konsumoni së paku 15 ditë. Pastaj mund të bëni pauzë 5 deri në 7 ditë.
Mund ta hani këtë tretje edhe çdo të dytën ditë gjatë një muaji. Parakusht për rezultat të suksesshëm.
Mbani në mend: I vetmi armik i enëve të gjakut është sheqeri. Sheqerin do të duhet patjetër ta eliminoni nga ushqimi.
Rol të rëndësishëm kanë aktivitetet motorike. Mos i shmangni aktivitetet fizike, bëni ushtrime, vraponi apo notoni.
Mbrohuni nga situatat stresuese. Për shkak të stresit mëlçia tajit kolesterinë.
Nëse vajin e qimnonit të zi nuk mund ta gjeni, zëvendësojeni me fara të bluara të qimnonit (1 lugë). /Telegrafi/